Zemra e lidhur pas shtëpisë së Allahut

Në përditshmërinë tonë të ngarkuar me punë dhe obligime, shpeshherë zemrat tona lodhen dhe kanë nevojë për një vend ku gjejnë qetësi dhe paqe të vërtetë. Ky vend, pa dyshim, është shtëpia e Allahut xhamia.
I Dërguari i Allahut ﷺ na ka treguar se në Ditën e Gjykimit, kur nxehtësia do të jetë e madhe, Allahu i Madhëruar do të strehojë në hijen e Tij një kategori të veçantë njerëzish:
“Një njeri, zemra e të cilit është e lidhur pas xhamisë.” (Buhariu)
“Një njeri, zemra e të cilit është e lidhur pas xhamisë.” (Buhariu)
Të kesh zemrën të lidhur pas xhamisë do të thotë që mezi pret të kthehesh në të për namazin e radhës, të gjesh kohë për t’u takuar me vëllezërit e xhematit dhe të kontribuosh për mbarëvajtjen e saj. Xhamia nuk është thjesht një ndërtesë, por është burimi i dritës dhe unitetit për komunitetin tonë këtu në Duisburg.
Le ta bëjmë xhaminë tonë pjesë të pandashme të ditës dhe javës sonë, që me ndihmën e Zotit të jemi nën mëshirën dhe hijen e Tij në botën tjetër.
✍️ Imam Hisen Ceka
🕌 Xhamia “Drita” Duisburg
🕌 Xhamia “Drita” Duisburg
