Xhamia Drita

Në prag të hapjes

Xhamia DRITA Duisburg, në Gjermani, është një vatër e shenjtë që bashkon vlerat më të mira të fesë islame me ato patriotike të shqiptarisë. Ajo është një ambient i hapur për të gjithë muslimanët e qytetit ku shërben si një pikë lidhëse për komunitetin musliman, duke ofruar mbështetje shpirtërore dhe kulturore për të gjithë ata që e frekuentojnë dhe e simpatizojnë.
Përveç funksionit të saj fetar, Xhamia DRITA ka një ndikim të madh edhe në fushën kulturore, sportive dhe edukative. Ajo ofron aktivitete që ndihmojnë në zhvillimin e të rinjve, duke i inkurajuar ata të mbajnë gjallë traditat dhe kulturën muslimane-shqiptare, ndërkohë që shpalos edhe vlerat universale të fesë islame.
Kjo xhami është një vatër e rëndësishme për komunitetin shqiptar, pasi bashkon anëtarët e tij në aktivitete të shumëllojshme, që kanë si qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar dhe zhvillimin personal të individëve.

Kjo Xhami si kurdoherë ka qënë pioniere në fushën e veprimtarisë kulturore-fetare si një shembull për të kapërcyer çdo sfidë për të arritur qëllimet e saj. Me anëtarët e saj të zellshëm ka arritur ta bëjë të PAMUNDURËN të mundur pasi besoi bindshëm në vizionin e saj.

Ne jo vetëm që krenohemi me këtë xhami por e kemi kthyer në simbol ringritje dhe rizgjimi për shoqërinë tonë, se me Zotin përpara, nuk ka gjë që nuk arrihet.

O Zoti ynë, na bëj pjesë të kësaj mirësie dhe pranoje prej nesh!
Amin!