Xhamia Drita

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 24-të

Ajet Kuranor: “Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” (El-Maideh: 91).

Hadith profetik: “Nuk ka smirë tjetër, përveç smirës ndaj dy personave. Njërit Allahu i ka dhënë Kur’anin e ai i jep hakun ditën dhe natën dhe një personi tjetër, që Allahu i ka dhënë para e ai e shpenzon në rrugë të Allahut ditën dhe natën”.

Duaja e ditës: O Allah! Afroji gjithë njerëzit pranë Teje dhe pranë njëri-tjetrit! Të lutem mos na bëj ne myslimanëve sprovë për ata, me keq prezantimin tonë të Islamit si pasojë e sjelljes sonë të keqe! O Zot! Më jep aq mend ta kuptoj sa i pamend jam, më jep aq dije ta kuptoj sa i padijshëm jam, më jep aq forcë ta kuptoj sa i pafuqishëm jam, e kur ngadhnjej mbi tokë, më bëj të mos harroj se prapë do të bëhem tokë!

Thënje e urtë: Shenjat e ndershmërisë janë katër: besnikëria, besimi në premtimin dhe ndëshkimin Hyjnor, mbajtja e fjalës dhe shmangia e hiles.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top