Xhamia Drita

Ajet Kuranor: „Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin  (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!
Përkujtojeni mirësinë e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër.“(Ali-Imran: 103).
Hadith profetik:”Shembulli i besimtarëve në miqësinë, solidaritetin, dashurinë dhe mëshirën mes tyre, është si shembulli i trupit, një gjymtyrë po të lëndojë, i gjithë trupi vuan nga pagjumësia dhe ethet.”
Duaja e ditës: “O Zot më ruaj nga halli dhe mërzia, nga  paaftësia dhe përtacia, më ruaj nga frika dhe kopracia, më ruaj që të mos më mundin borxhet e të më shkelin njerëzit me këmbë!”
O Allah në këtë ditë, mi hap dyert e parajsës dhe mbylli dyert e skëterrës, më ndihmo të recitoj Kur’anin, o Zbritësi i qetësisë në zemrat e besimtarëve!
Thënje e urtë: Sikurse ndërtimi i shtëpisë nis nga  themelet, e jo nga çatia, ashtu dhe ndryshimi vjen nga vetja, e pastaj nga shoqëria.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top