Xhamia Drita

Ajet Kuranor:

“…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.“(El-Bekare: 222).

Hadith profetik

“Me të vërtetë në trup ka një copë mishi, nëse ajo përmirësohet, i gjithë trupi është mirë, por nëse ajo është e prishur, atëherë i gjithë trupi është i prishur. Kjo copë mishi është zemra.”

Duaja e ditës:

Ja Allah! Më mundëso mua të të dua, ashtu siç Ti e meriton të duhesh, më mundëso të frikësohem nga Ty, ashtu siç Ti e meriton të të frikësohem dhe më mundëso t’i shërbej krijesave të Tua të kësaj bote për hir Tënd!

Thënje e urtë:

Gjithmonë rikujtoi tri gjëra: Të duash, të sakrifikosh dhe të falësh. Ki kujdes nga tri të tjera: Të tradhtosh, të mashtrosh dhe të lëndosh. Mos jeto me tre njerëz: Tradhtarin, injorantin dhe mendjemadhin. Njerëzve dhuroja tri gjëra: Dashurinë, fjalën e mirë dhe korrektësinë. Dhe kur e donë një njeri, hulumtoi në të tri gjëra: Sinqeritetin, ndershmërinë dhe besnikërinë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top