Xhamia Drita

Të nderuar vëllezër besimtarë!

Ramazani që fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij falje e fundi i tij shpëtim po na jep lamtumirën e fundit për këtë vit.
Për shkak të pandemisë, ky ishte Ramazani i dytë që e kaluam ndryshe por gjithsesi me vete kishte patur sjellë plot mirësi. Për shkak të pandemisë në disa xhami nuk u fal teravija apo në disa të tjera u shkurtua ky namaz i begatë ndërkohë që mukabelet u realizuan online. Por ky muaj i begatë edhe në kohë krize mundësoi pastrimin e shpirtit, ngritjen e moralit, tubimin e vitrave, shpalosjen e solidaritet e vëllazerisë mes myslimanëve.

Këtë Ramazan u sulmuan besimtarët mysliman që faleshin dhe u përdhos xhamia Aksa, e cila është xhamia e tretë e shenjtë për myslimanët, kibla jonë e parë dhe djepi i të gjithë feve dhe besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë vend i bashkëjetesës dhe mirëkuptimit.
Shpresoj dhe uroj që ky Bajram që po troket, të sjellë paqe në Jeruzalem e kudo në botë!

O Zot të lutemi nga thellësia e zemrës të na e kesh pranuar agjërimin dhe çdo vepër tonën dhe të kërkojmë falje për çdo mangësi e gabim!

O Zot! Ndihmën Tënde kërkojmë që të përkushtohemi ndaj Teje në 11 muajt në vijim dhe Ty të lutemi që e gjithë jeta jonë të jetë Ramazan dhe ndarja nga kjo botë të
jetë për ne Bajram!

Për shumë vjet gëzuar Fitër-Bajramin!

Me respekt:
Mensur ef. Halili

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top