Bismilah dhe Falënderim: Si Të Ushqehemi me Begati!

Të dashur fëmijë

Ushqimi është një nga dhuratat më të bukura që na jep Allahu çdo ditë. Por a e dinit se edhe ngrënia e ushqimit mund të kthehet në një vepër të mirë (adhurim) që na sjell sevape?

Për këtë, mjafton të ndjekim rregullat e bukura që na ka mësuar Profeti ynë i dashur, Muhamedi ﷺ:

3 Rregullat e Arta të Ushqimit

  • Thuaj “Bismilah” në fillim

Para se të marrim kafshatën e parë, i kujtojmë vetes se ky ushqim është mirësi nga Allahu dhe themi “Bismilah” (Me emrin e Allahut).Nëse harron gjatë ngrënies: Thuaj sapo t’ju kujtohet: “Bismillahi fi evvelihi ve ahirihi” (Me emrin e Allahut në fillim dhe në fund).

  • Hani me dorën e djathtë dhe nga pjesa juaj

Profeti ﷺ i ka thënë një djaloshi të vogël: “O djalosh, përmend emrin e Allahut, ha me dorën tënde të djathtë dhe ha nga ajo që ke më afër!

  • Thuaj “Elhamdulilah” kur të mbarosh

Kur ngrihemi nga tavolina, e falënderojmë Allahun që na ushqeu dhe na dha të pijmë duke thënë: “Elhamdulilah” (Lavdia i qoftë Allahut).

💡 Rregull extra: Mos e shani kurrë ushqimin! Nëse diçka nuk ju pëlqen, thjesht mos e hani me mirësjellje, por mos thoni fjalë të këqija për të.

🎯 Sfida e Ditës për Ty:

Sot në darkë, uluni me familjen në tavolinë dhe bëhu ti ai që i kujton prindërve dhe motrave/vëllezërve të thonë “Bismilah” para se të fillojnë!

Lutja jonë për sot:

“O Allah, na e begato ushqimin që na ke dhënë dhe na ushqej me të mirat e Xhenetit!”

Share This:
Tags:

Leave Your Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Language