Pushime të mbara për nxënësit tanë: Përmbyllja e një viti të suksesshëm në Xhaminë ‘Drita’

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar xhematlinj, prindër dhe nxënës të dashur,
Sot, me një atmosferë të bukur dhe me këtë foto të përbashkët, përmbyllëm me sukses ciklin e mësim-besimit për këtë vit në Xhaminë “Drita” në Duisburg. Falënderojmë Allahun e Madhërishëm për këtë vit të mbarë dhe jemi të lumtur me përkushtimin, edukatën dhe dëshirën që nxënësit tanë kanë treguar për ta mësuar fenë e tyre.
Mësim-besimi tani do të ketë një pauzë gjatë pushimeve verore dhe, me lejen e Zotit, do të rifillojë sërish në muajin Shtator.
Meqenëse jemi në sezonin e verës dhe shumë prej jush po përgatiten të nisen drejt vendlindjes, e lusim Allahun e Madhërishëm t’ju ruajë e t’ju lehtësojë rrugën! Ju dëshirojmë të gjithë nxënësve dhe familjeve të tyre një udhëtim të mbarë, pushime të këndshme dhe momente sa më të bukura pranë të afërmve në atdhe.
Zoti ju ruajtë dhe mirë u pafshim në Shtator!
Xhamia “Drita” – Duisburg
